Kosova

Vjen largimi i radhës, Fadil Rama jep dorëheqje

Fadil Rama nuk do të jetë më trajner i Drenicës, pasi ka ofruar dorëheqjen gjë që është pranuar nga kryesia e klubit. 

Lajmin e ka konfirmuar Drenica në faqen zyrtare të klubit, duke dhënë edhe detajet të largimit të trajnerit dhe kjo vjen pas humbjes së sotme nga kampioni aktual Drita me rezultat 4-1.

“Kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës, Fadil Rama ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e të parit në stolin e KF Drenicës, pas humbjes 4:1 kundër FC Drita”.

“Dorëheqja e trajnerit ka ardhur si rrjedhojë e rezultateve jo të mira, thuhet në dorëheqjen e Ramës. Ky i fundit ka falënderuar kryesinë për besimin dhe përkrahjen gjatë gjithë kësaj kohe”. “Gjithashtu edhe klubi falënderon trajnerin Rama për punën dhe angazhimin e deri tanishëm. Klubi do t’ju njoftoj më kohë në lidhje me zhvillimet për emërimin e trajnerit të ri”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1352558958420861&id=141509402859162