Kosova

Vjen konfirmimi nga QKUK: 19 vjeçarja Nazlije Sherifi ishte e infektuar me COVID-19

Nga zyra për informim në Qendrën Klinike Universitare kanë bërë të ditur, se 19 vjeçarja e cila ka vdekur ditën e djeshme për shkak të COVID-19 është Nazlije Sherifi.

Ata kanë thënë se për shkak të përkeqësimit të gjendjes, Sherifi ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid. “QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitivë nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundêr përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, është thënë për gazetën.