Kosova

Vjen edhe paralajmërimi nga Britania e Madhe: Formojeni Qeverinë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë kanë dalë në përkrahje të thirrjes së Përfaqësueses së BE’së, Natalya Apostolova, për krijimin sa më të shpejtë të qeverisë së re me qëllim të vazhdimit të reformave në ekonomi, drejtësi dhe vazhdim të dialogut me Serbinë.

“Ne mbështesim deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE’së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE’së në Kosovë”, thuhet në një reagim të Ambasadës britanike.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga Zyra e BE’së në Kosovë thuhet se është e nevojshme që të themelohet institucionet e reja për shkak të çështjeve ekonomike dhe gjithashtu vazhdimit të dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë.

“Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit”, thuhet në reagim.

Gjithashtu janë përmendur reformat që duhet të ndërmerren në fushën e zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

“Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja”, vazhdon reagimi, raporton Express.

Ndër të tjera nga Zyra e BE’së besojnë që LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje do të gjejnë një pajtim për të tejkaluar sfidat e mbetura.

“Seanca konstitutive e Kuvendit është caktuar të mbahet më 26 dhjetor. Zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojë të drejtën e vet demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e vet. Ky është thelbi i procesit demokratik. Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura”, potencohet ndër të tjera.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.