Kosova

Vjen dorëheqja e parë nga PDK’ja pas rezultateve dëshpëruese nga kjo parti

Mustafa Grainca, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës nga komuna e Ferizajt, ka thënë se më nuk do të jetë pjesë e strukturave të kësaj partie pas rezultateve negative në komunën që udhëhiqet nga Agim Aliu i PDK-së.

“Përshëndetje të nderuar qytetar ferizajas, nga rezultatet e marra preliminare për mua si kandidat për deputet (rezultatet në komunën time), rezulton se nuk jam pranuar si i denjë për të qenë pjesë e kësaj gare. Rrjedhimisht ky fakt më obligon moralisht të marrë vendimin, se që nga sot të mos jem më pjesë e strukturave udhëheqëse në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj”, ka thënë ai nëpërmjet një statusi në “Facebook”.

“Do të vazhdojë të përkrahi konceptin programor të Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilin tash e 20 vite, u angazhova me tërë kapacitetin tim për të ngritur e lartësuar vlerat e saja kudo dhe në çfarëdo përgjegjësie publike që kisha”, ka deklaruar tutje ai.

Nga numërimi i votave deri më tani, në komunën e Ferizajt prinë Lëvizja Vetëvendosje me 25.51% të votave e pasuar nga LDK me 24.82% ndërsa PDK me 21.25% të votave.

Image