Show Biz

Vjen dhe hiti “Chonga” i shumë pritur nga Tuna

Siç njihet Tuna nga vullneti i madh dhe dëshira që ka për muzikën duke mos i lënë anash dhe fansat e saj të cilët janë të pa numërt, ajo gjithnjë është e gatshme të sjell risi.

Rikthimet e saj janë gjithmonë shumë atraktive dhe imagjinare të cilat të lënë të kuptojnë se ajo gjithmonë është në trend me kohën.

Edhe kësaj radhe ajo vjen si raketë me paralajmërimin e saj “Nuk ka limit”, duke sjellë një mozaik fotografish të postuara në llogarinë e saj Instagram. Në fotografitë e saj shihet mbi një raketë dhe me një paraqitje të lookut spanjolle.

Kënga do të titullohet “Chonga”. Kjo na le të kuptojmë që mbas gjithë këngëtarëve të cilët sollën nga një këngë me tekst spanjollo-shqip, siç duket edhe Tuna do sjellë diçka të zhanrit të tillë. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.