Life Style - Funny

Vjedhë bukën në supermarket, ja si i reagoj drejtori

Ai kishte vjedhur bukën dhe diçka tjetër kur ekipi i sigurisë së supermarketit, në Corso Lodi të Milanos, e kapën menjëherë. Por drejtori ndërhyri menjëherë, vendosi të mos e denonconte.

Jo vetëm kaq. Ai hapi portofolin dhe pagoi mallin nga xhepi i tij. Dhe para se ta linte hajdutin të ikte, i tha: “Nëse herën tjetër ke uri, eja tek unë, mos vidh”. Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes vonë në një supermarket Carrefour në Corso Lodi, Milano.

Një grua e tregoi historinë në ‘Facebook’, duke specifikuar që ajo ishte e pranishme dhe duke i shprehur komplimentet e saj drejtorit. Urimet pastaj filluan në komentet në postim: shumë njerëz vlerësuan gjestin dhe kujtuan rëndësinë e solidaritetit. Nga supermarketi konfirmojnë historinë dhe thonë se nuk është hera e parë që ndodh një episod i tillë: “Kur mundemi, – thotë një nga kasieret, në telefon me ‘Corriere della Sera’ – përpiqemi të bëjmë vepra të vogla të mira, dhurata të vogla klientëve në nevojë”. Pikërisht për këtë arsye, drejtori, përmes zyrës së shtypit të ‘Carrefour’, bëri të ditur se nuk donte të komentonte ndodhinë: ‘bëhet fjalë, – shpjegoi ai, – për një gjest të thjeshtë solidariteti që nuk ka nevojë të reklamohet”.