Kosova

Vitia s’nënshkroi kontratën me Pfizer për vaksina, reagon ish-ministri Zemaj

Ish-ministri Armend Zemaj thotë se Ministria e Shëndetësisë po vë në rrezik jetën e qytetarëve duke mos siguruar vaksinat.

Një hulumtim i Insajderit zbuloi se të enjten, më 15 prill ministri, Arben Vitia është dashur ta nënshkruaj kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina. Këtë nuk e ka bërë. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.

Sipas Armend Zemajt, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mbylli qytetarët pa asnjë strategji dhe uli numrin e testimeve në kohën kur dhjetra qytetarë çdo ditë po humbin jetën nga Covid-19.

“Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji,  deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës”, thotë Zemaj.