Kosova

Vitia: Nga nesër gastronomisë i lejohet të punojë duke respektuar masat anti COVID-19

Qeveria e Kosovës është mbledhur sot për të marrë vendim lidhur me masat e reja anti COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit, kanë ardhur me propozim vendim për masat e reja që kanë të bëjnë me heqjen e disa kufizimeve të pjesshme, njofton Klan Kosova.

“Nga data 19 prill [nesër], institucioneve publike dhe private të arsimit iu lejohet ta vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyre të rregullt duke respektuar masat për parandalimin  e përhapjes së pandemisë”.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitete, mirëpo duhet të mbahet distanca e tavolinave”.

Vitia po ashtu ka njoftuar se edhe qendrave tregtare iu lejohet që të vazhdojnë aktivitetet e tyre, por gjithnjë duke i respektuar masat për mospërhapjen e pandemisë.

Ndërsa sa i përket orës kufizuese, ai ka thënë se fillon në orën 22:30 dhe zgjatë deri në 05:00 të mëngjesit.