Kombëtare

Vitia anulon aktivitetet për 28 nëntor

Komuna e Vitisë e udhëhequr nga Sokol Haliti ka marrë vendim për anulim të të gjitha aktiviteteve të parapara për 28 nëntor, pas tragjedisë që ndodhi në Shqipëri.

Në një komunikatë për media, shkruhet se Komuna e Vitisë anulon aktivitetet festive në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit dhe familjet e tyre në Shqipëri.

“Kryetari i Komunës Sokol Haliti në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe familjet e tyre, ka anuluar të gjitha aktivitetet festive të parapara të mbahen në kuadër të shënimit të 28 nëntorit”, thuhet në komunikatë.

“E bashkëndjejmë dhembjen me qytetarët shqiptarë që humbën jetën nga pasojat e tërmetit. Me këtë rast shprehim ngushëllime familjeve me kurajën e përballimit të kësaj humbje, e të kësaj situate. Në këto rrethana në emër të Komunës së Vitisë, dhe në emër të të gjithë qytetarëve vitias u shprehim ngushëllime gjithë familjeve që humben më të dashurit e tyre”, tha kryetari Haliti, bëhet e ditur në njoftim. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483