SHËNDETËSIA

Vitia: IKSHPK-ja ka rekomanduar të vazhdojnë masat për shkollat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se vendimi për mbylljen e shkollave dhe çerdheve ka qenë i rëndë dhe i vështirë.

Por Vitia deklaroi se nga raportet e IKSHPK-së ku përveç që paraqesin situatën aktuale në terren, paraqesin edhe projeksione, në bazë të këtyre raporteve dhe takimeve të panumërta me ministra te linjës që afektohen nga masat.

“Vendimet e tilla merren nga raportet epidemiologjike nga IKSHPK, ku përveç që paraqesin situatën aktuale në terren, paraqesin dh projeksione, në bazë të këtyre raporteve dhe takimeve të panumërta me ministrat e linjës që afektohen nga masat që duhet të ndërmerren, ekspertë të fushës dhe të tjerë. Virusi Delta ka treguar se po prek moshat e reja në mënyrë të shpejtë dhe agresive, siç mund ta dini dhe keni parë, mosha e personave të hospitalizuar dhe që kanë humbur jetën është më e ulët se sa me variantin Alfa apo atë fillestar. Kjo është shqetësimi ynë kryesor”, theksoi ai.

Gjatë raportimit për situatën me COVID-19 në vend, Vitia tha se nga e premtja e kaluar kanë filluar diskutimet me ministritë e linjës sidomos me atë të arsimit për hapat që do të ndërmerren.

“Rekomandimet nga IKSHPK ishin që shkollat duhet të ndërpriten dhe kjo të vazhdohet, por jemi duke diskutuar që kjo të respektohet dhe të merren masa të reja që nuk e dëmtojnë procesin arsimor. Duhet të jemi të kujdesshëm kur hapen shkollat. Sistemi arsimor është njëri nga sektorët më të goditur në pandemi. Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë dhe organizata të tjera janë duke bërë thirrje të vazhdueshme që jo vetëm mësimdhënësit të vaksinohen, por edhe prindër e nxënësve që kur ky proces të fillojë mos të ketë nevojë të mbyllet nëse paraqiten raste të reja në shkolla”, tha Vitia.