Kosova

Viti: Rrah gruan dhe e kanos atë se do ta djegë shtëpinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunës në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Viti, shkruan Kosova.info.

Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën femër kishte demoluar orenditë dhe gjësende të ndryshme në shtëpi dhe e ka kanosur atë se do ta djegë edhe shtëpinë.

 Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.