KULTURË

Viti i Skënderbeut bën bashkë të gjithë shqiptarët

Ambasadori i Shqipërisë z. Qemal Minxhozi dhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për vitin Mbarë-kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu z. Jahja Lluka, mbajtën sot takim ku diskutuan për ngjarjet të cilat do të zhvillohen nën kuadër të vitit të Skënderbeut.

Në veçanti u diskutua për shënimin 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila pritet t’i mbledhë gjithë krerët shqiptar nga tri shtete Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, poashtu përfaqësues të tjerë shqiptarë nga Mali i Zi, Presheva dhe viset tjera të Ballkanit dhe diaspora.

Ambasadori i Shqipërisë z. Qemal Minxhozi u shpreh i hapur për bashkëpunim në mes të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Sipas z. Minxhozi ky vit përcjellë një mesazh të fuqishëm për kulturën, historinë dhe kombin shqiptarë.

Ndërsa Kryetari i Komisionit Qeveritar për vitin Mbarë-kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu z. Jahja Lluka, theksoi se Komisioni të cilin ai e udhëheq tashmë ka filluar me shumë aktivitete të cilat përcjellën në disa fusha e si qëllim esencial kanë promovimin e kulturës dhe historisë shqiptare duke mos lënë që gjeneratat e reja të harrojnë vuajtjet nëpër të cilat kemi kaluar si komb.

Veç agjendës e cila ka filluar të zbatohet me eventet e saj z. Minxhozi propozoi që në Kalanë ne Prizrenit të mbahet një koncert me grupe të ndryshme të muzikës me zhanre që nga folklori deri te rock-u, e që do të promovonin shumëllojshmërinë e muzikës sonë të bukur, poashtu koncerti të vazhdojë të mbahet për çdo vit ku do të mblidhte rininë shqiptare nga të gjitha trojet.

LLuka u shpreh i hapur për bashkëpunim duke vlerësuar kështu gatishmërinë e z. Minxhozi. Mos të harrojmë që këto aktivitete kulturore do të nxisin bashkëpunim të mëtejmë të qeverive shqiptare e që shënjojnë një kthesë pozitive për opinionin e gjerë. /Kosova.info/