Kuriozitet

Vishen dhe grimohen çdo ditë njësoj, të dashurit ngatërrojnë binjaket

Dy motra binjake kanë kanë zgjedhur të duken njësoj gjithmonë duke u grimuar dhe veshur njësoj.

Shanae dhe Renae Nel, 19 vjeçe studiojnë për anglisht dhe e adhurojnë pamjen identike, me të cilën luajnë shpesh herë.

Motrat duket se nuk kanë asnjë ndryshim nga njëra-tjetra. Ato kanë treguar se bëjnë çdo gjë bashkë dhe preferojnë të jenë në të njëjtën kohë në lidhje dashurie.

Njëra nga binjaket tregoi se:

Në lidhjen e kaluar, i dashuri im shkoi pas Shanae dhe e preku në klub dhe kur kuptoi se nuk isha unë u shokua. Kur ne zgjedhim të kemi të dashur, ata e dinë gjithmonë diferencën, ndoshta ngaqë na njohin më shumë personalisht”.

Tradita e veshjes nisi që në fëmijëri kur nëna e tyre i zgjidhte të njëjtat rroba, përfshirë çorapet. Fakti që bëjnë jetë të njëjtë i bën pak konfuzë partnerët e tyre.

Ndërsa motra e saj tha:

Njerëzit habiten kur na shohin bashkë sepse përgjigjemi në të njëjtën kohë dhe madje na kanë thënë se kemi të qeshur identike. Kur ishim në shkollë, e urrenim që ishim binjake dhe donim të ishim të ndryshme prandaj kishim stile të veçanta.Por vitin e kaluar vendosëm të jemi bashkë në çdo gjë dhe nuk do të bëjmë asgjë nëse pala tjetër nuk pranon”.

Binjaket thonë se e vetmja mënyrë për ti dalluar është një shenjë në qafën e Shanae dhe një nën buzën e Renae.