Bota

Virusi “korona” mbërrin në Evropë – Franca konfirmon dy raste

Franca të premten ka konfirmuar dy raste me virusin “korona” të Wuhanit, ku njëri nga pacientët po hospitalizohet në Paris dhe tjetri në qytetin Bordeaux.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, tha gjatë një konference për media se këto janë dy rastet e para në Evropë, duke shtuar se gjasat janë të mëdha se ky numër do të rritet në vend, raporton Reuters.

Ajo tha se beson që një arsye përse Franca është vendi i parë evropian me virus të konfirmuar është se kanë zhvilluar një test që u mundëson mjekëve të diagnostikojnë me shpejtësi të sëmurët, transmeton Koha.net.

Njëri nga të sëmurit, një burrë 48-vjeç, ka kaluar përmes Wuhanit, që është edhe epiqendra e virusit në Kinë, para se të udhëtonte në Francë të mërkurën, tha ministrja. Ai person po trajtohet në Bordeaux, raporton më tej AP.

I prekuri tjetër është një grua, për të cilën ministrja tha të ketë udhëtuar në Kinë, por nuk ka informacione tjera për të.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.