Bota

Virologu: Gjermania po përballet me valën e dytë të koronavirusit

Gjermania do të përballet me një valë të dytë koronavirus nëse nuk trajton shpejt shpërthimet e reja në të gjithë vendin, ka paralajmëruar një virolog i lartë.

Christian Drosten, Drejtor i Institutit të Virologjisë në Spitalin Charité në Berlin, tha se ai ishte tronditur thellësisht nga shpërthimet e fundit të rasteve me Covid-19, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk jam optimist se brenda një muaji do të kemi akoma një situatë të tillë paqësore siç ekemi tani, për sa i përket veprimtarisë epidemike”, tha Drosten për NDR.

“Pas dy muajsh mendoj se do të përballemi me probleme të njëjta nëse nuk i ndezim përsëri të gjithë senzorët e alarmit”.

Dorsten i bëri thirrje publikut t’i mbështesin autoritetet shëndetësore dhe të vazhdojnë t’i përmbahen udhëzimeve për distancim social.

Dje Gjermania urdhëroi 640,000 njerëz të ktheheshin në izolim, pas shpërthimit të rasteve me Covid-19 në një fabrikë të mishit. Shpërthimi në fjalë shkaktoi një nxitje në shkallën R.

Shteti evropian, i cili së shpejti pritet të marrë në udhëheqje BE-në, më herët është lavdëruar gjerësisht dhe është marrë model nga vendet e tjera për mënyrën se si e kishte menaxhuar pandeminë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.