SPORT

Vinicius e pranon se lojtarët e Real Madrid nuk ndihen rehat para Zidane

Anësori i Real Madrid, Vinicius JR, ka zbuluar diçka interesante rreth raporteve të lojtarëve të Real Madrid me trajnerin Zinedine Zidane.

Sipas Vinicius, lojtarët akoma nuk janë të lirshëm me trajnerin francez, dhe janë disi në siklet kur flasin me të.

Arritjet e mëdha të Zidane në lojën e futbollit, sikur kur ishte lojtar e poashtu edhe si trajner, bëjnë që lojtarët të ndihen në atë mënyrë, sipas fjalëve të brazilianit.

“Kur një njeri si ai, i cili luajti në nivelet më të larta, është në bankë dhe thotë diçka, ti duhet të kesh vëmendje, apo jo?” ka thënë Vinicius për ‘Globo’s Esporte Espetacular’, transmeton lajmi.net.

“Ndonjëherë ne jemi paksa në siklet kur jemi duke folur me të. Ai bën gjithçka për ty kështu që ti shqetësohesh vetëm për lojën e futbollit” ka thënë tutje anësori i ri.

Vinicius JR akoma nuk është paraqitur në fushën e blertë që kur Zidane ka ardhur në stolin e Real Madrid për herë të dytë.

Lojtari ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve, dhe që atëherë nuk është rikthyer akoma.

Gjithsesi 18 vjeçari është shprehur i bindur se do të fitojë hapësirat e tij edhe me Zidane, porsa të kthehet nga lëndimi.