Show Biz

Vildane Zeneli tregon të vërtetën rreth spekulimeve për lidhjen me Faton Shoshin

Vildane Zeneli, modelja e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën.

Ndonëse jeton në New York, modelen shqiptare e kemi parë shpesh krah vajzave të famshme shqiptare, një ndër to është edhe Era Istrefi dhe në bazë të komenteve te fotot e njëra-tjetrës mund të kuptojmë miqësinë e tyre.

Në anën tjetër, Zeneli është parë edhe krah menaxherit të njohur Faton Shoshi, i cili ka patur në menaxhim Erën, gjersa u fol edhe për një lidhje sentimentale mes tyre.

Vildane Zeneli në ‘Shiko kush Luan’ (Foto: YouTube)

Por pas ndarjes nga këngëtarja, ai dhe Vildane u përfolën për një romancë, që rezulton të mos jetë e vërtetë, kjo pasi modelja e tregoi këtë të shtunë në emisionin “Shiko Kush Luan”, transmeton Kosova.info.

“E kam patur komshi, njiheshim familjarisht, nuk ka patur asnjë të vërtetë”, tha mes të tjerash modelja.

Ndryshe, modelja Zeneli po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar në projekte të ndryshme të modës në Amerikë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.