Kosova

Viktimat e Salih Mustafës ishin pjesë e LDK-së”, reagon familja e veprimtarit të kësaj partie, Haki Imerit

Cezary Michalczuk, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka paraqitur, sipas tij, faktet që e bëjnë Sali Mustafën përgjegjës për krimet e pretenduara të kryera në Zllash gjatë vitit 1999. “Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Kosovës.

Askush nga burrat e ndaluar nuk përbënte kërcënim ushtarak për UÇK-në. Ata po përpiqeshin të siguronin jetesën duke bërë tregti nëpër tregje lokale.

“Faji” i tyre ishte se i përkisnin një partie të caktuar politike”, tha ai.

Pas kësaj ka reaguar familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit. Përmes një postimi në Facebook, ata kanë thënë se urojnë që gjykimet të jenë të rënda, efikase dhe të shpejta. Po ashtu, ata kanë thënë se fajtorët do të ndëshkohen rëndë.

Postimi i plotë:

Sot, nisi gjykimi ndaj Salih Mustafës, shefit të BIA (më vonë SHIK-ut) për Prishtinë, i cili sipas të dhënave dhe provave të prokurorit special, vetëm shqiptarë paska pas ndaluar, torturuar e zhdukur ose vrarë. Shqiptarë që mendonin ndryshe nga Salih Mustafa, d.m.th që ishin anëtarë të LDK-së. Urojmë që gjykimet të jenë të drejta, efikase dhe të shpejta. Pa dyshim që fajtorët do të ndëshkohen rëndë