Bota

Vijon operacioni i shpëtimit të balenave në Australi

Të paktën 100 balena të bllokuara u shpëtuan gjatë një operacioni masiv në vazhdim në ishullin jugor të Australisë, Tasmania.

Dhjetëra shpëtimtarë dhe vullnetarë që janë përfshirë në incidentin më të madh në vend të bllokimit të balenave, kanë arritur të lirojnë gati 100 balena në bregun perëndimor të Tasmanisë.

Autoritetet lokale të Shërbimit të Parqeve dhe Kafshëve të Egra të Tasmanisë gjithashtu rishikuan numrin e balenave të ngordhura në 350. Më parë, numri i balenave të ngordhura u vlerësua të ishte midis 380 dhe 450.

Në pritje të shpëtimit të 12 balenave të tjera, autoritetet ngritën gjithashtu shqetësime rreth operacionit të shpëtimit në bregdet ndërsa vazhdojnë erërat e forta dhe shirat.

Më herët në një deklaratë nga Departamenti i Industrive Primare, Parqeve, Ujit dhe Mjedisit u theksua se nga pamjet nga ajri kanë zbuluar një grup shtesë prej rreth 200 balenash të bllokuar në jug në limanin Macquarie në bregun perëndimor të Tasmanisë.

Ky është një nga incidentet më të mëdha të bllokimit masiv në plazhe në shtetin jugor Tasmania të Australisë./T.Ch

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.