Kombëtare

Vidhet pallati që vizitoi Rama dhe Vuçic, flet pronari i banesës

Pallati “Jedas” në Durrës, një ndër më të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit, ka rënë pre e hajdutëve. Sot është konstatuar vjedhja e dy hyrjeve, ku hajdutët kanë shqyer dyert gjatë natës.

Në pallat ka patrulla policie që e ruajnë prej ditësh, por siç duket autorët kanë shfrytëzuar natën.

Në vendngjarje ka shkuar policia shkencore, e cila po ekzaminon gjurmët në dy hyrjet e vjedhura.

Pallati në fjalë ka 285 hyrje dhe është dëmtuar rëndë në 5 katet e para të tij, bashkë me disa prej kollonave mbajtëse.

Kompleksi “Jedas” u inspektua ditë me parë nga kryeministrat e rajonit dhe Presidenti Vuçiç të shoqëruar nga kryeministri Rama.

Niko Gjoni, një nga pronarët e banesave të grabitura, ka folur për SYRI TV: