Kombëtare

Vidhet busti i ish-pjesëtarit të UÇK-së Smajl Hajdari nga shkolla fillore në Pejë

Policia e Kosovës në Pejë ka njoftuar së dje është vjedhur busti i ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdarajt, në shkollën fillore në Pejë që mban po këtë emër.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në shkollën fillore persona të panjohur kanë vjedhur bustin e dëshmorit Smajl Hajdaraj. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, thuhet më tej në raport.