Kosova

Vidhen kabllo të rrymës në Termocentralin “Kosova A”

Gjatë mbrëmjes së djeshmja persona të dyshuar kanë kryer një vjedhje në Termocentralin “Kosova A”.

Njoftimin e ka bërë policia e Kosovës, ku sipas tyre katër persona të dyshuar janë parë duke kryer vjedhjen.

Policia ka intervenuar duke arrestuar dy të dyshuar  ( të mitur) kurse dy të dyshuarit e tjerë të identifikuar nga policia janë në arrati.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar dhe pas kësaj në prani të Qendrës për Punë Sociale dhe me vendimin e prokurorit janë liruar nga stacioni policor.