Kosova

Vidhen 2900 euro në një dyqan në Gjilan

Prokuroria e Gjilanit njofton se tre persona të maskuar, kanë hyrë tek marketi “KAM” dhe nën kërcënimin e armëve kishin grabitur paratë nga arka e marketit, në vlerë rreth 2 mijë e 900 euro.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në lagjen ‘’Kamnik’’, në Gjilan.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të dyshuar.