Kosova

VIDEO/ Veterani nga Qirezi ia ofron veshkën e tij presidentit Thaçi

Veterani i UÇK-së, Zeqir Rexhepi, thotë se nuk do të kursente asgjë nga vetja e tij për të ndihmuar bashkëluftëtarët.

Këto fjalë Rexhepi nga fshati Qirez i Skenderajit i vërtetoi të hënën kur dëgjoi se presidenti Hashim Thaçi është sëmurë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.

Ai i ofroi veshkën e tij, shefit të shtetit  me të cilin e lidh veprimtaria në kohë lufte, njofton Klan Kosova.

Rexhepi thotë se gjatë atyre ditëve të vështira për popullin kosovar, presidenti kishte shërbyer si frymëzim për të ecur përpara.