Kombëtare

VIDEO/ Të rinjtë bërtasin “Rama ik”, ai ua tregon gishtin e mesit

Shefi i qeverisë shqiptare ua ka nxjerrë gishtin e mesit disa të rinjve protestuesë mbrëmjen e djeshme, pasi ata dolën me një bredh kartoni duke protestuar “Rama ik”.

Teksa i quajti ‘harrupiel’, Rama ua ka nxjerrë në largësi gishtin e mesit, ndërkohë që rreth qëndrojnë fëmijë të vegjël, dhe njëri prej tyre, siç shihet në foto, shikon gishtin e mesit që tregon kryeministri.

Pranë Ramës, rri edhe Veliaj, i cili sheh duke qeshur kryeministrin.


Shfaq më shumë