Kosova

Video Skandal! Ish-ministri i kapur në flagrancë, dyshohet për keqpërdorim të shumave të majme me para

Një video e siguruar nga Kosova.info, nxjerr “të palarat” e një ish zyrtari të lartë qeveritar, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, përkatësisht shumave të majme të parave .

Kosova është kritikuar vazhdimisht për impotencën e treguar karshi luftës ndaj korrupsionit. Dukuria ka prekur nivelet më të larta shtetërore, ndërsa mekanizmi i drejtësisë është treguar vazhdimisht i pafuqishëm e joefikas në këtë luftë të pabarabartë. Këtë e ilustron më së miri fakti se deri në muajin nëntor të këtij viti nuk është ngritur as edhe një aktakuzë për korrupsion.

Dukurinë, duket që nuk ishte i interesuar ta luftonte as  ish-Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri. Ky i fundit po dyshohet se ka keqpërdorur shuma të mëdha parash nëpërmjet projekteve që kanë dalë nga Zyra për Komunitete në kuadër të Republikës së Kosovës. Në disa incizime të siguruara nga Kosova.info Demiri del t’i ketë shfrytëzuar OJQ-të nga komuniteti boshnjak, për përfitime të jashtëligjshme.

Demiri besohet se i ka keqpërdorur OJQ, duke ju mundësuar të fitonin projekte, me kushtin që një pjesë të fondeve mbështetëse, t’ia jepnin atij (kuptohet, nëpërmjet njerëzve të afërm të tij).

 X.X: “Ne aplikuam për një projekt ne vlerë 3.000 euro, pas kësaj na thirri Rrasim Demiri dhe na tha:

Rasim Dermiri: Në rregull ju mund të aplikoni me këtë projekt në vlerë prej 3.000 eurosh, por unë do ta rris në 10.000 euro, e nga e gjithë kjo ju do t’i merrni 3200 euro. Ndërsa me tjerat para ju e dini si duhet të veproni dhe duhet me u marrë me ketë pune, (duke përmende emrin e njërit prej tyre F….. S……)”.

Nga zyra e partisë DSB në Prizren, kërkohen 5000-7000 euro për një vend pune dhe projekte nga OJQ:

X.X: Pas hapjes se konkursit ne ATK unë kontaktova me këshilltarin e Rasim Demirit L….. P……. :

X.X.: Është konkursi i hapur, si ka mundësi te me ndihmoni, kame aplikuar për pune dhe besoj se do me ndihmoni, jam që një kohe te gjate me kontratë ne vepër, kam aplikuar disa here, por vetëm me kontratë mbi vepër me kanë pranuar?

Rasim Demiri: Në rregull ne e këqyrim ketë pune, por unë mendoj se ju keni ardhur edhe për diçka tjetër.

X.X.: Për çka tjetër?

Rasim Demiri: Ju keni ardhur me siguri për diçka tjetër, këshilltaret e mi po të presin ty.

Rasim Demiri: A keni konkurruar ne ndo një projekt?

X.X: Jo nuk kam konkurru, as nuk po du me konkurru, unë erdha me kërku me më ndihmur për punë.

Rasim Demiri: Unë kam punë pak jashtë, por ti bisedo me këshilltaret e mi dhe autorizoj në OJQ, sepse ata kanë me punu me OJQ.

X.X: Organizata e ime është e bllokuar, nuk ka as llogari dhe nuk është funksionale për momentin, sepse nuk kam pas qarkullim.

Këshilltari i Rasim Demirit L.P. : Ti na jep OJQ , ne i rregulloj të gjitha, po i paguajmë edhe shpenzimet edhe te lejmë diçka edhe për kafe.

X.X: E shohim ketë pune dhe ju lajmëroj, na duhet ta zhbllokojmë llogarinë.

Pas një kohë me ofruan 25.000 euro përmes F….. S…… dhe më than që nëse ti nuk i merr këto 25.000 euro, nuk ke me muajt me punuar më, nuk ke me pas asnjë projekt as një gjë, dhe pasi që nuk pranova, filluan kërcënimet nga këshilltari i Rasim Demirit L….. P……  .

Në bazë të incizimeve dhe dokumenteve që ka siguruar Kosova.info, dyshohet se Rasim Demiri ka keqpërdoru mbi 130.000 euro nga projektet e zyrës për komunitet.

Dyshohet, po ashtu, se një ndër personat të cilët e kanë ndihmuar në këto punë, ka qenë edhe Eldis Abazi, aktualisht Zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Në vijim mund ta shikoni videon e siguruar nga Kosova.info, e cila është një dëshmi e gjithë kësaj çfarë shkruam më sipër: