Kombëtare

VIDEO/ Si pasojë e tërmetit shembet një fabrikë në Durrës, pronari nxirret nga rrënojat pas 4 orësh

Këto janë pamjet rrënqethëse të shembjes së fabrikës ‘Pespa Alumin’ në zonën e Shkozetit të Durrësit në të gdhirë të së martës më 26 Nëntor, kur vendi ynë u godit nga tërmeti shkatërrimtar 6.4 ballë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e shembjes së fabrikës nga lëkundjet e forta sizmike. Pas goditjeve fatale, edhe kamera e sigurisë pëson defekt për shkak të shembjes së objektit. Në momentin e rënies së tërmetit, brenda fabrikës ndodhej presidenti i firmës, i cili kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja.

Për fat të mirë, ekipet e emergjencës mundën ta nxirrnin pas disa orësh në gjendje të mirë shëndetësore. Pranë fabrikës së rrëzuar, është edhe një ndërtesë tjetër që ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i së martës, për të cilin banorët thonë se është në rrezik shembje.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483