Kosova

VIDEO/ Shikoni se si vjedhin hajnat arkat në një lokal në Komoran

Mbrëmë rreth orës 03:00 të mëngjesit, hajnat kanë kryer një vjedhje në Komoran. Indeksonline ka siguruar aksionin e vjedhjes në lokalin e kompanisë “Aktiv” në Komoran.

Kamerat e sigurisë kapin momentin kur një veturë futet në oborrin e kompanisë, para se dy persona të maskuar thyejnë dyert dhe arrijnë të vjedhin arkat me para të kompanisë, shkruan Indeksonline.

Gjithçka kryhet brenda pak minutash, ndërsa hajnat me veturë të zezë arrijnë të ikin nga vendi i ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Kompania lutë qytetarët që mund të kenë informacione rreth këtij rasti, të lajmërojnë rastin në stacionin më të afërt të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.