Kosova

Video/Sheholli: Vjosa Osmani ne vitin 2017 kërkonte nga presidenti Thaçi që mandati t’i jepet atij që i ka 61 vota!

Drejtori i IAMN Fatmir Sheholli ka deklaruar që kryetari Thaçi ka të drejtë dhe obligim kushtetues që pas harxhimit të kohës prej 15 ditësh për partinë fituese të zgjedhjeve (nëse ai mandatar nuk mund të formoi shumicën në kuvend – 61 vota), menjëherë të ofrojë mandatin liderit të LDK ( Isa Mustafës) për formimin e qeveris së Kosovës.

“Në këtë kuptim, kryetarja aktuale e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tani po këmbëngul me mundësinë që vetëm VV-së t’i jepet mandati ose të shkohet në zgjedhje, po arrin të vjen në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës, por edhe me vetveten. Zonja Osmani pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 në një nga televizionet e Kosovës kishte deklaruar tekstualisht “që pasi koalicioni PAN nuk po mundet t’i ketë numrat, atëherë presidenti Thaçi duhet të respektojë aktvendimin e gjykatës kushtetuese i cili jep të drejtë që kush i bënë 61 vota t’i jepet mandati””, ka përfunduar Sheholli.