VIDEO

VIDEO/ Rosa ndan ushqimin e saj me peshqit, bujaria nuk ka asnjë lidhje me të

Jemi mësuar të shikojmë teksa rosat ushqehen me peshq.

Por, një video e bërë virale tashmë në rrjetet sociale i ka befasuar të gjithë. Në pamjet që tashmë janë parë mbi 12 milionë herë shihet një rosë duke ushqyer një grup peshqish.

Shumëkush u mahnit nga sjellja në dukje altruiste e rosës, e cila duket se dëshiron të ndajë ushqimin e saj me peshqit. Realiteti është i ndryshëm.

Siç shpjegon Jennifer Gordon, ky veprim nga ana e rosës vjen pasi këto të fundit zakonisht zhytin ushqimin e tyre në ujë para se ta hanë atë. Me pak fjalë, sqaron se peshqit thjesht përpiqen të vjedhin ushqimin e rosës kur sjell sqepin e tij më afër ujit.