Kosova

VIDEO/ Reduktohet stafi në klinikat e QKUK’së

Është një prej Klinikave të QKUK-së, e cila muajve të fundit ka pasur më së shumti punë.

E shtimi i rasteve me Covid 19, ka shtuar edhe pacientët që kërkojnë hospitalizim në Klinikën Infektive.

Por, pavarësisht kësaj këtu stafi është reduktuar.

Kjo ka ndodhur me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kështu kanë konfirmuar nga Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës.

Edhe në Klinikën e Kirurgjisë, nga 260 punonjës shëndetësorë, gjysma e tyre janë përfshirë në procesin e reduktimit, sipas kërkesës së Ministrisë.

Drejtori i kësaj Klinike, Ferat Sallahu thotë se reduktimin e kanë bërë po ashtu duke ua mundësuar mjekëve e infermierëve shfrytëzimin e pushimit vjetor.

Por, sipas Sallahut sfidë mbetet pjesa e shoqëruesve të pacientëve.

Ai thotë se për këtë Klinikë është e rrezikshme nëse dikush nga punonjësit merr virusin Covid 19.

E prania e shoqëruesve të pacientëve u pa nëpër oborret e Klinikave përkatëse të QKUK-së.

Familjarë të pacientëve që marrin trajtim nëpër këto Klinika po qëndronin para Klinikave, por ashtu siç është kërkuar ata nuk do të lejohën të hyjnë brenda tyre për shkak të rrezikut të përhapjes së Covid 19.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.