Life Style - Funny

Video që tregon saktë se si duhet prerë folinë e aluminit, video që mori shumë komente pozitive

Kur bleni një letër alumini të re, do të vini re se kutia në të cilën ajo është, ka një anë të dhëmbëzuar që ndihmon në shkëputjen me saktësi të sasisë së kërkuar të fletës së letrës.

Por shumë kanë vërejtur, nëse e tërheqin fletën mbi atë buzë, se ajo shpesh prishet në dorë dhe se ata nuk marrin fletën e prerë të pastër për të cilën kishin shpresuar.

Një përdorues i TikTok zbuloi në video se si të prite letrën e aluminit siç duhet dhe pamjet mblodhën mbi një milion shikime, transmeton Telegrafi.

Ajo së pari e vendos letrën e aluminit në sasinë sa sa dëshiron ta këpusë, pastaj e rrotullon vendin se ku është fleta e palosur dhe ajo vetvetiu këputet jashtëzakonisht saktë.

Siç mund të shihet në video, ajo mori një copë fletë metalike të prerë në mënyrë perfekte.

Njerëzit ishin të entuziazmuar me këtë metodë.

“E provova menjëherë dhe funksionon”, “Këshilla e shkëlqyeshme”, “Kjo do të ndryshojë jetën time”, “Si nuk e pashë kurrë më parë”, “Kështu që e bëra gabim gjatë gjithë kohës”, janë vetëm disa nga komentet.

@6quence

#Kitchenhacks

♬ original sound – Aflik