Bota

VIDEO/ Presidenti i Lombardisë: Jemi shumë afër pikut

Epidemia e koronavirusit vazhdon të rritet në Lombardi, zonën më të goditur në Itali, ku çdo ditë regjistrohen qindra vdekje.

Por numrat duket se kanë filluar të ngadalësohen ditët e fundit.

Të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 1592 persona, krahasuar me 2100 të të shtunës.

Presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana ka thënë ditën e sotme se duhet të jemi shumë afër pikut, ose e kemi arritur.

‘Duhet të jemi shumë afër ose e kemi arritur pikun’, ka thënë ai, për Raiuno.

‘Sot është dita e tretë që numrat kanë qëndruar konstantë’- ka thënë Fontana.

‘Nuk është më ajo rritje që na ka shoqëruar javët e fundit, kemi qëndruar në të njëjtin nivel të infektimeve të reja. Kjo sipas epidimiologëve, statistikave, duhet të kem një ulje të numrit të të infektuarve të rinj.

Nuk e themi me zë të lartë, por kemi shpresë, një shpresë të konfirmuar nga numrat’, ka thënë Attilio Fontana.