Kosova

VIDEO/ Përleshen aktivistët e LDK-së dhe VV-së në Podujevë

Aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur mes tyre të premten në mesditë, gjatë fushatës që dy partitë po e zhvillojnë në komunën e Podujevës.

Gjatë përplasjes shihet se kanë ndërhyrë figura të larta të VV-së, përfshirë Agim Bahtirin e Xhelal Sveçlën, për të qetësuar situatën, ka njoftuar “TV Llapi”.

Për të parin e Podujevës nga radhët e LDK-së po garon Nexhmi Rudari, ndërsa nga VV-ja, Shpejtim Bulliqi.