SPORT

VIDEO/ Neymar duartroket mjekët: Faleminderit që po rrezikoni jetët tuaja

Ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar, i ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësorë për punën e tyre në luftën kundër përhapjes së Koronavirusit.

Shumica e popullsisë së botës, përfshirë këtu futbollistët e profilit të lartë si në rastin e brazilianit Neymar, po këshillohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për ta limituar sa më shpejt ndikimin e pandemisë globale.

Megjithatë, mjekët dhe infermierët mbeten në vijën e frontit në luftën kundër virusit Covid-19, që ka prekur mbi 245 mijë njerëz në botë dhe i ka lënë të vdekur mbi 10 mijë persona.

Më herët këtë javë, banorët në Itali dhe Spanjë, të cilët janë të vendosur në karantinë, e shfaqën mirënjohjen e tyre për punëtorët shëndetësorë duke i duartrokitur ata.

Neymari ka ndjekur këtë shembull, duke e publikuar edhe vetë një video ku shihet duke duartrokitur.

“Një duartrokitje e fortë për gjithë profesionistët shëndetësorë. Faleminderit që po e rrezikoni jetën tuaj. #RriniNëShtëpi”, shkroi Neymari mbi video. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483