Kuriozitet

VIDEO– “Në ditën e pestë të karantinës”, i riu nxjerr shëtitje qenin me dron pa thyer rregullat e izolimit

Pas vendimit të shumicës së vendeve të botës për moslejimin e lëvizjes së lirë të njerzëve  për shkak të shpërthimit të koronavirusit, një i ri në Qipro ka zbuluar një mënyrë të veçantë për të nxjerrë shëtitje qenin e tij.

Ndërsa shumë e gjejnë si justifikim shëtitjen e qenit me qëllim që t’i shpëtojnë izolimit i riu, Vakis Demetriou ka vendosur që ta shëtisë qenin e tij me dron.

Sikurse shihet në video i riu është në ambientin e shtëpisë së tij, nga ku komandon me telekomandë edhe dronin që ka lidhur qenin.

Vakis Demetriou e ndau videon me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku shkruante: “karantina e ditës së 5-të”, ndërsa inkurajoi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre kohërave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.