Kuriozitet

VIDEO/Momenti prekës, djalit me autizëm i ndriçon fytyra kur i japin qenushin për të përballuar karantinën

Një djalë 4 vjeçar me autizëm që po vuante me përshtatjen gjatë karantinës ka tashmë një shok të ri që do ta ndihmojë më vështirësitë.

Carl Morrison, nga Enniskillen, Irlanda e Veriut, vendosi që t’i jepte një qenush djalit të tij Hayden për ta ndihmuar të përballojë rregullat e distancimit social dhe ndau një moment shumë prekës në rrjete sociale.

Ai shpjegoi se Hayden, i cili ka autizëm dhe nuk flet, mbështetet te rutina për të përballuar gjendjen e tij. Karantina, e cila filloi në 23 mars për Irlandën e Veriut, e ka bërë shumë të vështirë që ai të ndjekë aktivitetet e tij të përditshme.

Videoja prekëse tregon momentin kur Hayden-it i jepet qenushi dhe mund të shihet se si fytyra e tij ndriçohet me gëzim.