Bota

Video/ Moderatori qanë gjatë emisionit për vdekjen brutale që e përjetoi George Floyd

Ishte një mbrëmje jo si ato të zakonshmet ajo e “The Late Late Show” të martën në SHBA.

Moderatori James Corden i cili drejton emisionin dha një fjalim prekës rreth vrasjes së George Floyd dhe kohën e vështirë që po kalon amerika por edhe i gjithë njerëzimi.

“Kjo ngjarje ka shokuar një opinion të tërë, është një tragjedi e tmerrshme që na ka shkundur në thellësi. Një burrë me ngjyrë është vrarë nga një i bardhë që ishte edhe një oficer policie” -tha ai teksa dridhej gjatë fjalimit.

James Corden u përlot gjatë emisionit të tij dhe ky moment u shpërnda me shpejtësi në të gjitha rrjetet sociale.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.