Tjera

VIDEO/ Milioneri amerikan shkatërron makinën luksoze

Një milioner në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkatërruar makinën e tij luksoze duke u aksidentuar në një rrugë krejtësisht të boshatisur në Manhatan.

Sipas mediave amerikane, 33-vjeçari Benjamin Chen ishte nën efektin e drogës kur humbi kontrollin e mjetit Porsche Mirage GT, që kushton 750 mijë dollarë, dhe u përplas me një makinë të parkuar anës rrugës.

Edhe pse makina u dëmtua shumë, burri tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, por u ndalua nga policia dhe u arrestua.