SPORT

VIDEO/ Messi falenderon 6 vjeçarin iranian pasi pa videon e tij

Ashtu si të gjithë futbollistët edhe Lionel Messi është vetë-izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, pavarësisht se ndodhet në karantinë, ylli I Barcelonës është në dijeni të gjithçkaje ndodh në rrjetet sociale, nga ku merr mesazhe dhe video kushtuar atij, si në rastin e djalit të vogël iranian, Arat Hosseini.

6-vjeçari Hosseini postoi një video, ku tregon aftësitë e tij me top, që kulmuan me një roveshatë spektakolare, të cilën ia kushtoi 6 herë fituesit të “Topit të Artë”. Në fillim të regjistrimit, ai kishte një mesazh dashurie për argjentinasin.

“Përshëndetje Lionel Messi, ju dua!” Pas një seri ushtrimesh spektakolare, qershia mbi tortë ishte roveshata që përfundoi në portën e improvizuar.

Image

Leo Messi, pasi mësoi për videon djalit të vogël iranian, menjëherë e falënderoi për gjestin. “Faleminderit Arat! Unë shoh shumë klas tek ti, është mbresëlënëse! Ju përqafoj!”

Pasi pa reagimin e numrit 10 të Barçës, Hosseini e falënderoi për vlerësimin e tij:

“Faleminderit për komentet tuaja, Leo. Shpresoj të luaj për Barçën, ëndërroj ta bëj realitet një ditë!”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.