Kombëtare

VIDEO/ Mesazhi nga Infektivi: Sakrificë është përballja me virusin, jo izolimi

Kryeministri Rama ka publikuar në “Facebook” mesazhin e Shefes së Forcës Speciale tek Infektivi, në QSUT, e cila iu thotë qytetarëve shqiptarë se qëndrimi në shtëpi nuk është sakrificë, por përballja me virusin është e tillë.

“NAJADA, SHEFJA E FORCËS SPECIALE NË VIJËN E ZJARRIT, KU LUFTOHET ORË E MINUTË PËR TË SHPËTUAR PENGJET E ARMIKUT, KA NJË MESAZH DHE NJË LUTJE PËR JU #RESPEKT’”, shkruan Rama.

“Do iu jap një informacion të shkurtër. Lufta është hapur, kemi shtim të numrit të pacientëve tek Infektivi. Tre prej tyre janë në terapi intensive. I siguroj qytetarët se ne jemi një staf i mirëtrajnuar. Ju kini besim te ne dhe ne do bëjmë punën tonë në maksimul. Ju kërkojmë të qëndroni në shtëpi, pasi kjo është një fitore e madhe për ne, sepse ul rrezikun e infeksionit te personat e tjerë. Nuk është sakrificë e madhe të rrish në shtëpi, por të përballesh me virusin”, thotë Najada Çomo.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.