Kombëtare

VIDEO/ Mesazhi i mjekëve të Infektivit: Qëndroni brenda në shtëpi

Edi Rama ka publikuar një video të mjekëve të reparti të Infektivit.

Shefja e shërbimit të infektivit ka folur në këtë video mesazh, duke kërkuar nga qytetarët që të mos dalin jashtë.

Edhe Rama nga ana e tij, ka kërcënuar qytetarët duke thënë se nuk do të ketë vend në varreza, e jo më në spital.

Mesazhi i Edi Ramës:

Mjekët e infektivit janë të alarmuar nga sjelljet e papërgjegjshme të atyre që po e sabotojnë këtë luftë me xhirot e tyre dhe me ato radhat pa radhë, që kthehen në mitingje për të përqafuar armikun e për ta marrë me vete në shtëpi!

Këta mjekë po bëjnë heroizëm, ndërsa sabotatorët po bëjnë një tradhëti të pashembullt, që do të na hapë varrin po nuk u ndal urgjent!

Nëse nuk rrini të gjithë drejt në këtë luftë, nuk do kemi ku të shtrijmë të sëmurët dhe nuk do ketë vend as në varreza, jo më në spitale!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.