Bota

Video/ Protestuesit e zemëruar e ndjekin dhe i rrahin gazetarin dhe kameramanin…

Në Napoli, qindra italianë u ngritën në protestë mbrëmjen e djeshme, për të kundërshtuar masat anti-covid të miratuar nga qeveria, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksioni, ku nuk munguan edhe episodet e dhunës.

Disa prej tyre sulmuan gazetarin e televizionit “skytg24”, i cili po raportonte nga protesta.

Në videon e publikuar nga vetë faqja e televizionit në Instagram, dëgjohet gazetari i cili fillimisht i thotë atyre se po bën punën e tij, por më protestuesit reagojnë në mënyrë agresive duke e goditur me shkelm.

Gazetari dëgjohet duke i thënë reporterëve ‘mbathjani’, ndërsa disa të rinj i ndjekin nga pas./t.ch