SPORT

VIDEO/ Lukaku nderon Interin në transfertë me Udinesen

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Udineses me rezultatin e pastër 0-2.

Ekipi i Antonio Contes nuk e ka pasur shumë të lehtë të marrë këtë trepikësh ndaj Udineses, pasi të dy golat i shënoi në pjesën e dytë, me anë të Lukakut.

Sulmuesi belg gjeti golin e avantazhit, në minutën e 64-t, me një gjuajtje të saktë brenda zone.

Ndërkaq, 7 minuta më vonë Lukaku gjeti dhe golin e dytë me penallti.

Kështu, Interi ka shkuar në kuotën e 51 pikëve, tre më pak se Juventusi i vendit të parë.

Udinese nga ana tjetër mbetet në kuotën e 24 pikëve në vendin e 15-të.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.