SPORT

VIDEO/ Lëndimi i tmerrshëm i Coman në ndeshjen Bayern – Tottenham

Kinglsey Coman ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në gju në ndeshjen e djeshme ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez ka pësuar lëndime të tilla edhe më parë, por ky shihet të jetë më i keqi deri më tani.

Derisa nuk ishte ndonjë ndeshje e ‘nxehtë’ mes dy skuadrave, Coman ka pësuar një lëndim brutal që mund ta lë jashtë fushave të gjelbra për një kohë të gjatë.

Pa i bërë askush ndonjë ndërhyrje, Coman ishte duke vrapuar me topin dhe papritmas u rrëzua duke e lënduar keq gjurin e tij.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.