Kosova

Video/ Kurti: Ministri “Zezaj” po i kërcënon qytetarët, qeveria po e mbush morgun e spitalit me të vdekur

Albin Kurti, ish kryeministër i vendit, është treguar tejet i ashpër me Qeverinë Hoti, për shkak të, siç e ka cilësuar ai: dështimit me menaxhim të situatës me COVID-19 – raporton Kosova.info

“Shëndetësia, demokracia dhe ekonomia e vendit tonë janë në krizë të thellë. Besueshmëria për këtë qeveri është tejet e ulët. Pritjet nga kjo qeveri, edhe më të ulta. Zaten, në politikën shtetërore, diçka që nuk është legjitime, nuk mund të jetë e vërtetë, andaj as e besueshme”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Na e hoqën sigurinë shëndetësore gjoja për hir të lirisë ekonomike. Tash po i humbim të dyja, sepse kundërthënia është e rrejshme. Shëndetësia dhe ekonomia janë të ndërvarura dhe është iluzion të mendojmë se mund të zgjedhim njërën mbi tjetrën. Këta erdhën si çlirimtarë të biznesit dhe turizmit, por po e mbushin morgun e spitalit. Numri i vendeve evropiane që e kanë futur Kosovën në listën e zezë po shtohet nga dita në ditë. Ky është krimi më i madh politik e qeveritar mbi njeriun e Kosovës, mbi qytetarin e Republikës”, shton Kurti, duke thënë se kjo qeveri do të mbahet mend si më e dobëta dhe më e mbrapshta e pasluftës.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/1650173658489334/

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//soaheeme.net/4/3473483