VIDEO/ Karton i kuq dhe penallti, Enea Jorgji protagonist në ndeshjen e Conference League

Arbitri shqiptar, Enea Jorgji, i cili mban stemën e FIFA-s gjykoi mbrëmjen e djeshme sfidën e Conference League mes Jablonec dhe Cluzh.

Në sfidën e cila u fitua nga vendasit me rezultatin minimal 1-0, protagonist ishte edhe gjyqtari nga Elbasani.

Në minutën e 51-të, Jorgji akordoi penallti për vendasit, pas prekjes me dorë të Kamoras brenda zonës. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq, teksa miqtë nga Rumania, nuk ishin aspak dakord me vendimin e Jorgjit.

Pilar u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar Jablonecin në avantazh në minutën e 51-të. Për më tepër shikoni pamjet:

Go to TOP