Bota

Video/ Ishte duke e mbajtur meshën, prifti i tmerruar vrapon pas shpërthimit…

Shpërthim i fuqishëm që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, mori jetën e mbi 150 personave ndërsa mijëra të tjerë janë raportuar të lënduar, shkruan “The Guardian”.

Gjatë orëve të fundit në rrejte sociale janë duke qarkulluar një mori pamjesh. Në një ndër to shikohet një prift i cili ishte duke mbajtur meshën. Fillimisht si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, në kishë fiken dritat dhe ndodh një dridhje e lehtë toke.

Por pak sekonda më pas tavani i sipërm nis të shembet, e prifti që ishte në kishë vrapon për të shpëtuar jetën. Sipas raportimeve prifti ka arritur  të shpëtojë shëndoshë e mirë.

Ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen ende në terren për të gjetur personat që ndodhen nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483