Kosova

Video e rrallë e Ramush Haradinajt, i veshur në uniformën e UÇK-së

Në rrjete sociale vazhdojnë të publikohen imazhe e video të ndryshme, të papara ndonjëherë nga lufta e fundit në Kosovë.

E, vëmendje më të madhe marrin pikërisht ish-ushtarët e UÇK-së, tani figurat më të rëndësishme të vendit tonë.

Një video e postuar nga Esat Shala, rikthen në kujtesë dhe shfaq pamje të rralla të kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt, i veshur në uniformë të UÇK-së, përcjellë Indeksonline.

Në moshë të re, i guximshëm, sypatrembur dhe i etur për liri, na vjen Haradinaj përmes këtij videoinçizimi të shkurtër, e realizuar në një fshat të Kosovës./Indeksonline/

Shfaq më shumë
//zikroarg.com/4/3473483