Kuriozitet

VIDEO/ Dreri gllabërohet nga pitoni teksa pinte ujë

Një ndodhi e frikshme ka ndodhur në një pellg me ujë në Indi kur një grumbull drerësh kanë qenë duke pirë ujë dhe në këtë moment një piton është hedhur menjëherë mbi të dhe e ka tërhequr me dhunë në ujë.

Kafsha e pafat ishte me disa drerë të tjerë kur edhe është sulmuar nga gjarpri.

Pamjet e CCTV tregojnë se si gjarpri vdekjeprurës e ndjeu praninë e presë së tij dhe u hodh me shpejtësi rrufeje mbi drerët duke ngulur dhëmbët në qafën e tij.

Pitoni pastaj mbështillet rreth drerit ndërsa e mbyt atë në baltë të kënetës në pyllin Karwa. 

Ngjarja është filmuar në 21 nëntor dhe si përfundim dreri është mbytur dhe gllabëruar nga gjarpri. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.